@evleaks zbulon paraqitjen e Lumia 950 XL

Publikuar më: 28-09-2015

gsmarena_001Adhuruesit e telefonëve Lumia po dëgjojnë  vetëm spekulime të ndryshme për Lumia 950, ndërsa sot @evleaks heq siparin e paraqitjes së Lumia 950 XL.

Në imazh shfaqet modeli në ngjyrë të bardhë. Gjer tani kemi mësuar për ekranin 5.7 inç, proçesorin Snapdragon 810 dhe kamerën 20 Megapiksel. Madje mësuam edhe çmimin për modelin Europian që do të jetë afro 750 Euro.

Imazh gjithashtu shërben si një tregues për një variant me dy karta SIM i Lumia 950XL.(PCWorld Albanian)

@evleaks zbulon paraqitjen e Lumia 950 XL
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)