@evleaks: iPhone 6C mund të debutojë në Shtator krahas iPhone 6S dhe 6S Plus

Publikuar më: 12-08-2015

iphone_6s6c2-800x450

Ndërsa një spekulim i kohëve të fundit pretendonte se Apple nuk do të ndërtojë një model iPhone 6C këtë vit, zbuluesi i njohur i informacioneve në industrinë e smartfonëve Evan Blass beson se një model 4 inç buxhetor mund të debutojë në Shtator krahas iPhone 6S dhe 6S Plus.

Blass, i cili vazhdimisht ka ofruar informacion të sakta rreth smartfonëve të pazyrtarizuar në Twitter përmes llogarisë @evleaks, tashmë në një cicërimë tjetër thotë se është tërësisht e mundur që të debutojë një iPhone 6C.

Evan Blass njihet për ofrimin e informacioneve rreth produkteve të prodhuesve si Samsung, HTC, Motorola dhe Huawei. Spekulimet rreth një debutimi të mundshëm të iPhone 6C ka ndryshuar nga gjysma e dytë e 2015-tës e më pas u përfol për 2016-tën dhe gjysmën e dytë të 2016-tës. (PCWorld Albanian)

@evleaks: iPhone 6C mund të debutojë në Shtator krahas iPhone 6S dhe 6S Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)