Evernote publikoi një version të ridizenjuar të aplikacionit desktop me fokus të veçantë tek kërkimi

Publikuar më: 22-04-2016

Kompania e njohur e zhvillimit të aplikacionit të shënimeve publikoi versionin e ri të aplikacionit desktop Evernote, tani me një dizajn të ri. Në Shtator të 2015-tës, kompania prezantoi një program beta të aplikacioni për Mac dhe Windows.

Versioni i ri përmban një seksion të dedikuar të përmbajtjeve të fshira në të majtë të ekranit, funksionalitete më të avancuara të kërkimit dhe një formë të nënvizimit të dokumenteve përmes ngjyrave shkruante kompania në një postim në blog.

Tag-StylePër ata që paguajnë për shërbimin e Evernote siç janë bizneset, ndryshimet me këtë version janë të dukshme. Të dhënat në panelin e majtë ku vendosen ditarët ndahen në mes dy seksioneve: Dokumente Personale dhe të Biznesit. Në të kaluarën shënimet personale me ato të biznesit ose punës qëndronin të bashku. Ditarët personale dhe ato të biznesit ndahen në formën e dy “tab-eve” si ato të një shfletuesi.

Business-Split-228x338Kërkimi në aplikacionin desktop të Evernote është më i thjeshtë se kurrë më parë. Gjatë kërkimi të një togëfjalëshi jo vetëm që do të merrni rezultatet e kërkimit por edhe sugjerime për të përzgjedhur ditarin dhe togëfjalëshin e duhur.

Assist-Search-2Sa i përket ngjyrimit të shënimeve dhe ditarëve, Evernote shkruante kjo është bërë me qëllimin e identifikimit më të shpejtë të shënimeve nga ato më rëndësishme tek ato të dorës së dytë.

Evernote aktualisht numëron 150 milion përdorues. Shërbimi në fjalë konkurron fuqishëm me Microsoft OneNote dhe Google Keep. Në Shtator kompania pati disa shkurtimeve të vendeve të punës. (PCWorld Albanian)

Evernote publikoi një version të ridizenjuar të aplikacionit desktop me fokus të veçantë tek kërkimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)