Evernote në Android sjell mbështetje për etiketat në imazhe dhe skanim të përmirësuar të dokumenteve

Publikuar më: 06-05-2016

evernote-card-scanning-930x697Aplikacioni Evernote në Android është përditësuar me disa funksionalitete të cilat nxisin më shumë produktivitet tek përdoruesi. Kompania ka ridizenjuar ndërfaqen e kamerës gjatë realizimit të fotove dhe skanime për ta bërë një eksperiencë akoma më të dëshiruar.

Gjithashtu një risi e këtij përditësimi është mbështetja për etiketat ku përdoruesi do të kenë mundësi të shënjojnë imazhe. Në 2015-tën Evernote publikoi një aplikacion iOS për skanimin e dokumenteve dhe imazheve quajtur Scannable.

Kompania tha se kishte vërejtur një interes për ta sjellë edhe në Android dhe si përgjigje Evernote solli dy modalitete të realizimit të fotove: automatike dhe manuale.

Kompania shpjegoi se imazhet e skanuara të fundi ruhen në një galeri të përkohshme. Të abonuarit në shërbimin me pagesë do të përfitojnë “Smart Scanning”, një mënyrë e thjeshtë për të importuar kartat e biznesit.

Aplikacioni i produktivitetit është përmirësuar edhe në editimin e shënimeve dhe organizimin e ideve tuaja. (PCWorld Albanian)

Evernote në Android sjell mbështetje për etiketat në imazhe dhe skanim të përmirësuar të dokumenteve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)