Evernote kufizon përdoruesit pa pagesë në vetëm dy paisje, rrit çmimet me 40% për planet me pagesë

Publikuar më: 29-06-2016

EvernoteLogo-1-640x242Evernote, një nga shërbimet lider të shënimeve elektronike, posedon një aplikacion të disponueshëm në ueb dhe çdo sistem operativ madhor. Ditën e sotme kompania njoftoi disa ndryshime në strategjinë e tarifimit duke vendosur kufizime të reja për përdoruesit që shfrytëzojnë Evernote pa asnjë pagesë.

Përdoruesit pa pagesë të planit “Evernote Basic” tani e tutje do të kufizohen në vetëm dy paisje. Nëse doni të shfrytëzoni aplikacionin në më shumë se një paisje atëherë përgatituni të paguani. Me “paisje”, Evernote nënkupton çdo pjesë kompjuterike e cila ka të instaluar një aplikacion zyrtar të Evernote si në Windows, macOS, iOS, Android, Chrome OS, BlackBerry OS dhe Windows Phone.

2016-06-29_10-54-39-640x191

Ndërkaq të përdorurit të ueb aplikacionit Evernote nuk vlerësohet si paisje e as aplikacionet nga palë të treta që përdorin API-në e Evernote. Gjithashtu dy planet tjera me pagesë do të kushtojnë 40 % më shumë sapo tu mbarojë abonimi juaj.

“Evernote Plus”, një abonimi i domosdoshëm nëse doni ta shfrytëzoni aplikacionin në më shumë se dy paisje, do të kushtojë 34.99 dollar nga 24.99 dollar që ishte më parë si dhe shoqërohet nga një kufizim ngarkimi prej 1GB në muaj. Abonim Evernote Premium do të kushtojë 69.99 dollar nga 49.99 dollar që ka qenë më parë.

Çmimet e reja për përdoruesit e rinj hynë në fuqi menjëherë ndërsa për ekzistuesit në momentin që u mbaron abonimi. Nëse po kërkoni një alternativë falas, Microsoft OneNote është një opsion serioz madje po aq popullor sa Evernote kur bëhet fjalë për prezencën e saj në platformat desktop dhe mobile. (PCWorld Albanian)

Evernote kufizon përdoruesit pa pagesë në vetëm dy paisje, rrit çmimet me 40% për planet me pagesë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)