Everalbum prezantoi aplikacionin zyrtar në Android

Publikuar më: 16-02-2016

banner-1-930x446Pas katër muajsh nga debutimi zyrtar, Everalbum prezantoi aplikacionin Android të shërbimit të ruajtjes së fotove. Një rival direkt i Google Photos, ky shërbim i ri jo vetëm që ruan foto realizuar nga kamera e telefonit tuaj por edhe nga Dropbox, Facebook dhe Google.

Njëkohësisht aplikacioni mund të krijojë albume kreative ku ju dhe miqtë tuaj mund të ndani foto me njëri tjetrin. Gjer më sot aplikacioni ka qenë i disponueshëm vetëm në iPhone.

Sigurisht me hyrjen në botën Android, Everalbum i shpall “luftë” direkt pronarit, vetë Google. Me këtë lëvizje, Everalbum i hap rrugë aplikacionit drejt miliona përdoruesve potencial ku gjer më sot 120 milion albume janë krijuar. (PCWorld Albanian)

Everalbum prezantoi aplikacionin zyrtar në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)