Apple do të transmetojë live evenimentin e 9 Shtatorit: Ja sesi mund ta ndiqni

Publikuar më: 08-09-2015

appleinvitesept2015largeApple është shumë pranë zbulimit të asaj që ka pothuaj një vit që po punon. Në evenimentin e 9 Shtatorit, Apple do të hedhë dritë mbi smartfonët e saj të rinj në një auditor të San Francisco.

Gjer tani është zbuluar pothuaj çdo informacion. Mos prisni surpriza. Por mundet edhe të prezantohet ndonjë softuer ose harduer i ri.

Si zakonisht evenimentin kompania do e transmetojë live ku do të prezantojnë shefi ekzekutiv Tim Cook dhe të tjerë ekzekutivë të lartë të kompanisë. Evenimenti do të startojë në ora 10 me orën e paqësorit që i bie të jetë 19 me orën tonë lokale.

Për ta parë duhet ta bëni përmes shfletuesit Safari 6.0.5OS X 10.8.5 ose përmes Safari iOS 7. Dhe për herë të parë në një kohë të gjatë edhe përdoruesit e Windows 10-tës mund ta ndjekin përmes shfletuesit Edge.

Gjithësesi ne do të jemi aty me transmetimin live të evenimentit tashmë një traditë në PCWorld Albanian. (PCWorld Albanian)

Live Stream Apple në Ora 19:00

Apple do të transmetojë live evenimentin e 9 Shtatorit: Ja sesi mund ta ndiqni
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)