Evenimenti ndërkombëtar ProductTank vjen për herë të parë në Shqipëri më 16 Shkurt

Publikuar më: 08-02-2016

untitledKryeqyteti po përgatitet të mirëpresë ProductTank Tirana, evenimentin e parë të këtij lloji në Shqipëri i cili do të mbahet në datën 16 Shkurt. Një nismë kjo me karakter ndërkombëtar, ProductTank themeluar në 2010-tën në Londër sot është një komunitet me mbi 10,000 anëtarë dhe ushtron aktivitet në 40 qytete në të gjithë botën. Kryeqyteti i Bullgarisë Sofia sot heq siparin e aktivitetit të parë të ProductTank në Europë.

Evenimentet e organizuara nga ProductTank, një markë kjo e Mind The Product, synojnë të sjellin së bashku produktet lokale të komuniteteve dhe Menaxherët e Produkteve, Dizajnerët dhe Zhvilluesit në mënyrë që të kenë mundësi të ndajnë eksperiencën së bashku. Këto organizime janë të lira për të ndjekur nga të gjithë.

ProductTank në Tiranë u krijon mundësi Menaxherëve të Produktit për të shkëmbyer idetë dhe eksperiencën e tyre në çdo gjë që ka lidhje me produktin që nga dizenjimi, zhvillimi dhe menaxhimi i produkteve.

Evenimentet organizuar në kuadër të ProductTank, duke shërbyer si një urë lidhëse për krijimin e kontakteve te reja dhe ndarjen e eksperiencave, përbëhen nga panele me të ftuar të cilët flasin mbi aspekte të ndryshme të menaxhimit të produktit, që nga gjenerimi i konceptit deri në hedhjen e suksesshme në treg.

12687895_10207435894628847_3613750442392377477_nNë këtë takim të parë të ProductTank Tirana do të jeni dy të fuar ekspertë në fushën e produkteve: Elvis Bregu Menaxher i Departamentit të Inovacionit në Vodafone Albania dhe Emil Lamprecht Mentor në Google, Këshilltar në CareerFoundry si dhe Akselerator Komuniteti pranë Yunus Social Business Balkans.

Evenimenti i cili do të mbahet në Qendrën Protik starton në ora 17:30 me një seancë rrjetëzimi, e cila do të pasohet në ora 18:00 me prezantimet e Elvis Bregut dhe Emil Lamprecht ndërsa një tjetër seancë rrjetëzimi do të finalizojë takimin në ora 19:00.

Biletat për këtë takim mund ti rezervoni në Meetup.com ndërsa për më shumë informacion dhe detaje ju ftojmë zë vizitoni faqen e ProductTank Tirana në rrjetin social Facebook.

Në fund të turit disa mujor të ProductTank, organizatorët do të mbajnë dy takime finale, ai i San Franciskos më 3 Maj dhe i Londrës më 30 Shtator. Pritet që gjatë këtyre takimeve të marrin pjesë mbi 1,200 Menaxherë Produkti nga e gjithë bota. (PCWorld Albanian)

Evenimenti ndërkombëtar ProductTank vjen për herë të parë në Shqipëri më 16 Shkurt
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)