Evenimenti i Apple po vjen më 9 Shtator. Pritet prezantimi i gjeneratës së re të iPhone

Publikuar më: 08-08-2015

DSCF1913.0Apple po planifikon të mbajë evenimentin  e saj të radhës por edhe më të rëndësishmin të mërkurën e datës 9 Shtator. Eveniment gjatë të cilit priten të prezantohet gjenerata e re e iPhone, ashtu siç ka ndodhur tradicionalisht vitet e fundit. Por sipas BuzzFeed, smartfonët e rinj nuk janë të vetmet produkte që Apple do të prezantojë. Mundësitë që Apple të prezantojë një iPad të ri por dhe një televizor të ri janë të mëdha.

Përsa i përket pasardhësit të iPhone 6 mund të themi se ka ardhuar koha e gjeneratës ‘S’. Kjo do të thotë se ka të ngjarë që Apple të prezantojë një iPhone 6S, të ngjashëm me iPhone 6 por me ndryshime radikale në harduer. Specifika kryesore e këtij smartfoni pritet të jetë teknologjia ForceTouch të përdorur dhe në Apple Watch. Ndërkohë që Apple TV pritet të jetë një ridizejnim në tërësi i harduerit që Apple ka përdorur në televizorin e lançuar në vitin 2012.

Sa për iPad-in nuk dihet me siguri nëse një i tillë do të prezantohet në eventin e 9 Shtatorit. Por me siguri lançimi i iPad Pro të shumëpërfolur do të ndodhë këtë vit. Ky produkt pritet të ketë një ekran më të madh se paraardhësit e tij dhe sigurisht do të jetë i pajisur me iOS 9. Asgjë nuk është ende e konfirmuar por për fat të mirë nuk duhet të presim shumë, pak javë na ndajnë nga eventi i 9 shtatorit. (PC World Albanian)

Evenimenti i Apple po vjen më 9 Shtator. Pritet prezantimi i gjeneratës së re të iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)