Analiza

Europianët preferojnë një iPhone përpara një smartfoni Android

May 8 2015
0 Shpërndarje
Europianët preferojnë një iPhone përpara një smartfoni Android

iphone-verge-stockDuket se përpjekjet e Apple për të bindur përdoruesit Android të fillojnë të përdorin produktet e Apple kanë pasur goxha efekt, sidomos në Europë. Një raport i ri nga firma analitike Kantar WorldPanel tregon se në tremujorin e parë të këtij viti afërsisht 33% e blerësve të një iPhone ishin ish përdorues të një smartfoni Android. Pra ata preferuan iPhone duke hequr dorë nga shumëllojshmëria e smartfonëve Android në treg. Madje dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook e dha këtë lajm muajin që shkoi duke deklaruar se kompani po sheh një numër të madh shkëmbimesh të telefonave të tjerë me një iPhone, sidomos atyre Android.

Për ti dhënë akoma më shumë mbështetje atyre që duan të ndërrojnë smartfonin e tyre me një iPhone, Apple ka përgatitur një guidë të veçantë përmes së cilës përdoruesit mund të transferojnë të gjitha të dhënat e tyre nga smartfoni i mëparshëm Android në iPhone. Si në Europë ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara, klientët mund të dorëzojnë smartfonin e tyre BlackBerry, Android ose Windows Phone dhe në bazë të vlersimit të pajisjes nga ana e kompanisë do të shtojnë dhe një shumë parash për të marrë në këmbim një iPhone. Kjo është një përpjekje e qartë që Apple po bën për të tërhequr klientë nga platformat e tjera.

Sjellja në treg e smartfonëve me ekran të mëdhenj bëri që shitjet e Apple të rriteshin me ritme larta madje dhe në Kinë ku supozohej se ishte Android që mbizotëronte tregun e smartfonëve. Pavarësisht dhe kompanive të tjera në këtë vend si Xiaomi apo Huawei, tregu ka provuar se është një mjedis i suksesshëm për Apple. Tanimë Kina renditet si tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve Apple. Provat po tregojnë se i njëjti sukses i hasur në tregun kinez pritet të vihet re dhe në Europë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>