European Youth Awards 2015: 13 projektet fituese gati për tu ballafaquar me sfidat sociale Europiane

Publikuar më: 29-09-2015

12032136_480874692090400_8065602081607574244_nNjë aplikacion i cili tërheq njerëzit drejt shëtitore të bukura duke shtyrë ata të ecin në këmbë në vend që të marrin makinën dhe motivimi i të rinjve për të ndërtuar projekte me impakt social përmes një portali online ishin dy nga iniciativat më kreative të Europës këtë vit. Ishin 17 ekspertë ndërkombëtarë që përzgjodhën 13 projektet fituese të European Youth Awards 2015.

Dy ditë plot debate konstruktive dhe intensive, diskutime plot pasion dhe bashkëpunim të frytshëm çuan drejt finalizimit të fazës më të rëndësishme të European Youth Awards.

“Nga projektet që pashë në këtë konkurs, kam një ndjesi habie njëkohësisht dhe krenarie për përpjekjet e këtyre të rinjve,” tha Menaxherja e Departamentit të Komunikimit pranë Telecentre-Europe njëkohësisht edhe anëtare e jurisë së EYA, Marsha Tarle.

12031573_480592905451912_5536502131546054470_o

Në mesin e arkitektëve të së nesërmes të cilët bindën 17 anëtarët e jurisë së EYA ishin dy vëllezër që po përpiqeshin të luftonin vrasësin më të frikshëm sot në botë duke shfrytëzuar teknologjinë: Sëmundjen e Arterieve Koronare. E gjitha startoi në Suedi ku dy vëllezërit ndërtuan një instrument diagnostikimi bazuar në një makineri e cila bëhet me e zgjuar dhe evoluon përmes studimit të diagnozave. E thënë ndryshe, një shpëtimtar jetësh.

Edhe pse secili prej projekteve fituese diferencohet nga njëri tjetri në një mënyrë apo tjetër, ato kanë një të përbashkët: impaktin e lartë shoqëror duke shfrytëzuar mënyra kreative të përdorimit të teknologjisë.

Ekipet fituese vinë nga 10 shtete të ndryshme: Austria(2), Republika Çeke, Franca, Gjermania(3), Italia, Hollanda, Polonia, Spanja, Suedi dhe Ukraina. Ato janë të ftuar të prezantojnë projektet e tyre në Festivalin e Madh të European Youth Awards në Graz të Austrisë në datat 18-21 Nëntor. Pas prezantimit, Juria e Madhe e Festivalit të EYA 2015 do të përzgjedhë një fitues të vitit.

Përveç se këto të rinj do të njihen ndërkombëtarisht, ata do të fitojnë akses edhe mbi rrjetin e EYA. Studentë nga e gjitha Europa do të zhvillojnë analiza mbi këto 13 projekte. Vitin e shkuar GovFaces ishte një nga projektet fituese me një përfitimin kolosal nga EYA. Ky konkurs luajti një rol kyç në afirmimin dhe legjitimimin e punës dhe aspiratave të të rinjve që fshiheshin pas GovFaces. (PCWorld Albanian)

European Youth Awards 2015: 13 projektet fituese gati për tu ballafaquar me sfidat sociale Europiane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)