Europa mund të udhëheqë divorcin e madh mes Google dhe Android

Publikuar më: 16-10-2015

Google-Play-AndroidBeteja e cila duket se nuk ka të mbaruar mes Google dhe Bashkimit Europian vijoi edhe javën e shkuar kur një gjykatë Europiane e quajti marrëveshjen Safe Harbor të pavlefshme.

Kjo ngjarje e fundit është një nga shembujt e shumtë të cilët nxjerrin në pah problematikat që shfaqen kur teknologjia përballet me legjislacione dhe kultura të ndryshme.

Edhe Uber e njeh mësë miri presionin e Bashkimit Europian. Startup-i amerikan u përball me taksisët tradicionalë të cilët po e luftojnë rendin e ri botëror.

Gjithashtu edhe Facebook u përball me kufizime. Rrjeti social e ka të pamundur të ofrojë aplikacionin Moments brenda shteteve të BE-së sepse vë në përdorim një teknologji të njohjes së fytyrës e cila sipas Europës mund të bëhet objekt tensionesh me etnive por edhe të përdoret për të cënuar privatësinë e qytetarëve.

Një nga kompanitë më të sulmuara është Google. Në Rusi gjigandi i motorit të kërkimit u përball me një goditje të rëndë nga autoritetet rregullatore të cilët favorizuan Yandex. Sipas autoriteteve Ruse, Google ka shkelur rregullat e konkurrencës me implementimin e disa aplikacioneve të telefonët Android.

Autoriteti Federal Anti-Monopol ka kërkuar nga Google që ti shmanget shkeljeve të ligjit dhe rregullave të konkurrencës duke i dhënë fundit abuzimit me pozitat dominuese në treg. Po si do të përgjigjet Google? Afati përfundimtar është data 18 Nëntor.

Rusia ngelet një shtet i vetëm. Madje nuk është as pjesë e Bashkimit Europian. Unioni akuzoi formalisht Google në muajin Maj për abuzim me pozitat e saj dominuese në tregun e motorëve të kërkimit. Këto akuza vinë pas një hetimi 4 vjeçar nga unioni ndërsa një tjetër akt akuzë e dytë për Android po përgatiet ndaj Google.

Europa po heton nëse Google ka penguar krijimin e shërbimeve nga konkurrentët në Android duke detyruar prodhuesit të përfshijnë aplikacionet e saj në telefonët e tyre.

Të bërit biznes

Tradicionalisht Android është konsideruar si softuer me kod të hapur dhe mund të adaptohet nga çdokush. Krahas Google ka edhe “dezertorë” si CyanogenMod, versioni i bazuar në Android-in e Google që përdor shërbimet e Google dhe Amazon që ka krijuar një version të saj të Android me dyqanin e saj të aplikacioneve e pavaruar nga Google Play. Por një pjesë e madhe e aplikacioneve të Google janë kaq popullorë saqë të gjithë prodhuesit e harduerit duan tua ofrojnë konsumatorëve por pa qenë të detyruar të integrojnë çdo aplikacion dhe shërbim të Google.

Ndërsa shërbimet të tilla si Google Play, Google Now, Google Maps dhe Youtube vinë së bashku me telefonët Android, në të vërtetë ato nuk janë pjesë integrale e sistemit operativ.

Platforma Android është pjesë e Open Handset Alliance(OHA) ku 84 kompani kontribojnë në zhvillimin dhe shpërndarjen komerciale të produkteve Android. Anëtarët nuk janë të lejuar të prodhojnë versionet e tyre Android, një lëvizje kjo për të parandaluar fragmentimin. Prodhuesit të cilët duan akses në Google Play dhe përdorim të plotë të markës Android duhet të anëtarësohen në OHA. Ajo që Europa synon është hetimi i kësaj marrëveshjeje të Google si anëtari lider i aleancës.

Lëvizja që vjen nga Rusia për ti vendosur fre pushtetit të Google është një zhvillim shumë i rëndësishëm. Por hetimi që vjen nga Bashkimi Europian është një ngjarje që nuk duhet ta mungoni.

Nga ana tjetër zv. Presidenti i Google, Hiroshi Lockheimer, argumenton se ky sistem operativ mobil ka krijuar zgjidhjen e duhur për konsumatorët dhe kompanitë. Sipas tij jo vetëm Google ka përfituar nga Android por të gjithë. Falë Android prodhuesit kanë filluar të konkurrojnë me inovacionet e tyre unike.

Në fund të fundit, prodhuesit duan akses në markën dhe ekosistemin Android. Por disa prej tyre, sidomos kompani që ofrojnë shërbime të ngjashme me ato të Google, kërkojnë që gjigandi i motorit të kërkimit ti lërë të lirë në përzgjedhjen e shërbimeve dhe aplikacioneve që duan të integrojnë.

Gjithësesi akuzat e Europës janë akoma në fazat fillestare dhe duke gjykuar nga eksperiencat e të shkuarës me unionit dhe Google ka gjasa që ky i fundit të detyrohet të ndryshojë model të të bërit biznes në industrinë mobile. Madje edhe SHBA-ja po e merr në konsideratë diçka të tillë. Google së shpejti mund të përfundojë në një betejë që duhet ta luftojë në shumë fronte. (PCWorld Albanian)

Europa mund të udhëheqë divorcin e madh mes Google dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)