Europa merr masa shtrënguese ndaj monedhave dixhitale dhe transfertave elektronike pas sulmeve të Parisit

Publikuar më: 20-11-2015

A Bitcoin (virtual currency) paper wallet with QR codes and coins are seen in an illustration picture taken at La Maison du Bitcoin in ParisVendet anëtare të Bashkimit Europian po planifikojnë të marrin masa shtrënguese ndaj monedhave virtuale dhe pagesave online kryer përmes kartave të kreditit në përpjekje për të luftuar financimin e terrorizimit pas sulmeve famëkeqe të Parisit raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Ministrat e Drejtësisë së vendeve anëtare të unionit janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për të përcaktuar masat parandualuese. Sipas Reuters ministrat kanë kërkuar nga Komisioni Europian për të shtrënguar kontrollet ndaj metodave të pagesave elektronike.

Subjekt i vëzhgimeve do të jenë transfertat elektronike të parave dhe metaleve të çmuara si dhe konvertimit të monedhave dixhitale. BitCoin është monedhaa dixhitale më e popullarizuar e cila lehtësisht mund të përdoret për të transferuar para pa nevojën e një pale të tretë. (PCWorld Albanian)

Europa merr masa shtrënguese ndaj monedhave dixhitale dhe transfertave elektronike pas sulmeve të Parisit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)