Europa marrëveshje me Shetet e Bashkuara për shkëmbimin e të dhënave

Publikuar më: 06-08-2015

Workers cross London Bridge, with Tower Bridge seen behind, during the morning rush hour in LondonKomisioni Europian është duke bashkpunuar me autoritetet përkatëse amerikane për vendosjen e detajeve të fundit të marrëveshjes komerciale për shpërndarjen e të dhënave.

Komisioni Europian së bashku me ekzekutivët kanë filluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga Janari i vitit 2014. Në qendër të diskutimeve qëndron transferimi i thjeshtësuar i të dhënave mes kompanive që operojnë në këto dy kontinente. Jo më kot marrëveshja ka marrë emrin ‘Safe Harbour’.

Në fakt ‘Safe Harbour’ i ka fillimet e saj që në vitin 2000, por Komisioni Europian kërkoi një rishikim në vitin 2013. Kjo për shkak se u zbuluan praktikat joligjore që ndiqeshin nga njësia e spiunazhit amerikan kundrejt shtetasve europianë. Brukseli ka kërkuar garanci nga Shtetet e Bashkuara për përdorim të ligjshëm të të dhënave të europianëve.

Si pasojë e kësaj, kompanitë amerikane do të përballen me rregulla më strikte në momentin e transferimit të të dhënave me palët e treta. Negociatat rreth kësaj marrëveshja kanë marrë shumë kohë për shkak se Europa do të sigurohet që të dhënat e shtetasve të saj do të jenë të duar të sigurta. Tanimë pikat kyçe të marrëveshjes janë vendosur dhe ajo është shumë pranë finalizimit. (PC World Albanian)

Europa marrëveshje me Shetet e Bashkuara për shkëmbimin e të dhënave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)