Europa dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për implementimin e 5G-së deri në 2020-tën

Publikuar më: 28-09-2015

future-it-5g-thumbBashkimi Europian dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi përsa i përket ofrimit të internetit me standart 5G vitin 2020.

Falë kësaj marrëveshje kompanitë europiane të teknologjisë dhe telekomunikacionit do të kenë më shumë akses në tregun kinez dhe kryesisht në kërkimin që qeveria kineze ka ndërmarrë ndaj internetit 5G. Kjo do ti japë kompanive europiane të njëjtën akses që kompanitë kineze tashmë zotërojnë kur marrin pjesë në iniciativat 5G të Europës.

Marrëveshja e përbashkët ka si qëllim arritjen e një konsesusi mes Europës dhe Kinës përsa i përket konceptit dhe funksionalitit bazë të teknologjisë 5G duke filluar që nga fundit i këtij viti. Pas pesë vitesh kërkimi dhe studimi pritet lançimi komercial i rrjeteve 5G. Të dyja palët duhet të tregohen transparente gjatë bashkëpunimit konkretisht me shoqatën R&D 5G PPP të Europës dhe IMPT-2020 të Kinës të cilat përfshijnë operatorët kryesore dhe institutet kërkimore të çdo pale respektive.

Dy palët kanë në plan të plotësojnë standartet që kërkon teknologjia 5G duke bashkpunuar në identifikimin e harmonizimit të frekuencave radio në nivel global. Një aspekt i veçantë i kësaj iniciative do të jetë fokusimi në Internetin e Gjërave, si një nga fushat kryesore ku mund të impementohet interneti 5G. Europa dhe Kina do të raportojnë çdo vit për progreset e arritura dhe do të zgjidhin së bashku problemet që hasin gjatë rrugës. Kjo marrëveshje me Kinën është pothuajse e ngjashme me ato që ka nënshkruar Europa me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion një fond prej 700 milion eurosh për fushatën kërkimore mbi internetin 5G. (PC World Albanian)

Europa dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për implementimin e 5G-së deri në 2020-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)