Elon Musk: Makina elektrike Tesla Model 3 për masat ka marrë plot 325,000 porosi një javë nga debutimi

Publikuar më: 08-04-2016

Screen-Shot-2016-03-31-at-11.55.48-PMVetëm një javë nga zbulimi i makinës elektrike Tesla Model 3, automjeti i parë komercial i disponueshëm për të gjithë konsumatorët në mbarë botën, qindra mijëra blerës kanë paguar 1,000 dollar për të rezervuar makinën e cila do të debutojë në 2017-tën.

Sipas rezervimeve, i bie që gjer më sot janë shitur makina të këtij lloj në vlerën e më shumë se 14 miliard dollarëve ose 325,000 makina. Me një pagesë porosi prej 1,000 dollarësh, janë paguar plot 325 milird dollar për një makinë e cila akoma nuk ekziston.

Elon Musk shkruante kështu në rrjetin social Twitter: “Me mbi 325,000 makina ose 14 miliard dollar porosi në javën e parë. Vetëm 5 % e porosive mund të realizohen pa kaluar në spekulime.”

Ai u shpreh se këto shifra janë marramendëse. Sipas analistëve, jo të gjitha rezervimet 1,000 dollarëshe do të konvertohen në porosi të vërteta. Edhe sikur të ishte gjysma e tyre, prej 150,000 automjetesh, i bie që Tesla të ketë shitur më shumë se çkanë shitur General Motors, Toyota, Ford, BMW dhe Volkswagen së bashku 5 vitet e fundit. Vetëm Nissan ka shitur më shumë, plot 200 mijë. (PCWolrd Albanian)

Elon Musk: Makina elektrike Tesla Model 3 për masat ka marrë plot 325,000 porosi një javë nga debutimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)