Elkos Group pretendent për PTK-në

Publikuar më: 15-07-2012
Elkos Group pretendent për PTK-në

Njëra ndër kompanitë më të mëdha të eksportit dhe rrjetit zingjiror të supermarketeve në Kosovë, Elkos Group sh.p.k. me seli në Pejë, është njëri nga pretendentët potencial për privatizimin e 75% të aksioneve të ndërmarrjes më fitimprurëse në Kosovë, Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo kompani, të cilin e sjell gazeta Express thuhet: “Pas shqyrtimit të dokumentacioneve tenderuese me partnerët strategjik ndërkombëtar , bordi i kompanisë “ ELKOS GROUP“ morri vendim që së bashku me partnerët e vet ndërkombëtar të jetë pjesë e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së .

Ky vendim është marrë duke synuar që të arrihet sukses për kompaninë në fjalë dhe poashtu për Kosovën. Një sukses të tillë e ka arritur vetëm Kroacia në Ballkanin Përendimor duke arritur të privatizoi TELEKOM-in Kroat dhe të ruaj 49% të aksioneve nga kompanitë vendore.”

"Bordi udhëheqës i kompanisë “ELKOS GROUP“, dhe stafi menaxhues, përmes këtij njoftimi, falënderojnë të gjithë punëtorët e kësaj kompanie të cilët me përgjegjësinë e lartë dhe punën e palodhshme kanë bërë që kjo kompani të ketë një përkrahje të fuqishme nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Si rezultat i kësaj sot kemi mundësinë që të jemi pjesë e projektit më të madh në Kosovë dhe konkurrent me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare”, përfundon komunikata e Elkos Group. (PCWorld Albanian)

Elkos Group pretendent për PTK-në
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)