Ekzistojnë dy modele të iPhone 7-tës dhe njëri prej tyre është më i ngadaltë

Publikuar më: 23-10-2016

iphone7Ekzistojnë dy modele të iPhone 7-tës dhe njëri prej tyre është disaherë më i ngadaltë. Ky është konkluzioni i një raporti të ri nga Cellular Insights i cili zbuloi se iPhone 7 me modem Qualcomm performon 30% më mirë se ai me modem Intel.

Por si mund të identifikohet modeli më i ngadaltë? Modemi i Intel gjendet në telefonët me numër A1778 dhe A1784, kod të cilin mund ta gjeni në pjesën e pasme të telefonit.

Megjithatë edhe pse modemi është më i ngadaltë, ndikimi i tij është pothuajse i papërfillshëm nga përdoruesit. Testimet e realizuara nga Cellular Insights zbulojnë se iPhone 7 Plus me modem Intel kishte përthithje të dobët të sinjaleve celulare krahasuar me iPhone 6S.

Ngelet e paqartë arsyeja pse Apple ofron iPhone në dy modele të ndryshme. Disa raportime thonë se duke shfrytëzuar modemë të Intel krahas Qualcomm, kompania arrin të ulë çmimin e produkteve të Qualcomm. (PCWorld Albanian)

Ekzistojnë dy modele të iPhone 7-tës dhe njëri prej tyre është më i ngadaltë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)