Ekuadori shkëput qasjen në internet të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Publikuar më: 18-10-2016

assange-930x601Ditën e hënë Wikileaks tha se interneti i themeluesit të saj u ndalua nga qeveria e Ekuadorit në përpjekje për të “shpëtuar” qeveritë Amerikane dhe Britanike pas publikimit të disa e-mail-eve të kandidates presidenciale në SHBA, Hillary Klinton.

“Ne mund të konfirmojmë se Ekuadori ka ndaluar të Shtunën qasjen në internet për Assange pak pas publikimit e-mail-eve të Klinton,” tha Wikileaks në në dalje për shtyp.

Assange ka jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga Qershori i 2012-tës pasi një gjykatë Britanike kishte kërkuar ekstradimin në Suedi ku do të përballej me akuzat e ngacmimit seksual të dy mbështetësve të Wikileaks.

Qeveria e Ekuadorit nuk ka komentuar çështjen por Ministri i Jashtëm kishte thënë se Assange vijon të jetë nën mbrojtjen e qeverisë. Presidenti i majtë Rafael Correa prej kohësh e ka mbështetur të drejtën e fjalë së lirë të Assange pavarësisht se saga e Wikileaks ka shkaktuar jo pak dëmë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. (PCWorld Albanian)

Ekuadori shkëput qasjen në internet të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)