Eksod masiv nga shfletuesit e Microsoft, 40 milion përdorues të humbur vetëm gjatë Tetorit

Publikuar më: 04-11-2016

browsers-100691378-large Shfletuesit e Microsoft humbën edhe 40 milion përdorues të tjetër muajin e kaluar raportoi firma analitike Net Applications duke e çuar në afro 350 milion numrin e të larguarve gjatë 2016-tës.

Net Applications tha se Internet Explorer së bashku me Microsoft Edge zotërojnë 28.4% të tregut ku vetëm muajin e fundit kanë humbur 2.3%, rënia e dytë më e madhe në historinë e shfletuesve të kompanisë.

Por ishte Mozilla dhe jo Google që përfitoi nga një rënie duke u rritur me 2% në 11.1 %. Gjatë 2016-tës Internet Explorer ka rënë me 20.2% një rënie e cila nuk shfaq shenja dobësimi.

Pavarësisht se dezertuesit e Microsoft zakonisht kanë zgjedhur Google Chrome, ritmi i këtij të fundit është ngadalësuar dy muajt e fundit. Chrome u rrit me vetëm 0.2% dhe posedon 55% të gjithë shfletuesve. (PCWorld Albanian)

331-deserters-100691262-large

Eksod masiv nga shfletuesit e Microsoft, 40 milion përdorues të humbur vetëm gjatë Tetorit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)