Ekrani i mbyllur i Windows Phone 8 me njoftime nga Facebook dhe Twitter

Publikuar më: 20-09-2012

Në Plaffo janë paraqitur dy pika të rëndësishme për ekranin e mbylljes të pajisjeve me Windows Phone 8 në videot e lëshuara: përfshirja e lajmërimeve të rrjeteve Facebook dhe Twitter.

Më parë ishte njohur që edhe Skype po ashtu do të përfshihet.

Sidoqoftë, ashtu siç tregohet në WMPowerUser, “lajmërimet janë pak të përdorshme pa ndonjë rrugë të shpejt për t’i lëshuar këto aplikacione,” duke shkruar që shpresa mbetet që Windows Phone 8 do të marrë një qendër të lajmërimeve.

Windows Phone 8 paraqet një ndërrim të madh nga versionet e veta të kaluara, jo vetëm duke sjell veçori të reja dhe elemente virtuale, por duke kaluar në një qendër të shpërndarë me produktet e Windowsit.

Kështu, ai nuk do të funksionojë në ndonjë harduer të shitur deri tani.

Shikimi i lajmërimeve nga Facebook dhe Twitter të përfshira në një rrugë të spikatur kështu nuk është gjë befasuese; këto dy rrjete janë përfshirë në OS X dhe po thuajse në çdo uebfaqe online. (PC World Albanian)

Ekrani i mbyllur i Windows Phone 8 me njoftime nga Facebook dhe Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)