Edhe piratët po përfitojnë falas një kopje legjitime të Windows 10-tës

Publikuar më: 30-07-2015

untitledNë muajt e shkuar ka pasur shum konfuzion në mesin e përdoruesve të Windows 7 dhe 8.1 nëse do e fitonin një kopje legjitime të Windows 10-tës falas si pjesë e fushatës së Microsoft të ofrimit të përditësimit falas.

Në muajin Mars, raportimet sugjeronin se kjo fushatë do të jepte falas Windows 10-tën edhe për piratët. E megjithatë Microsoft mohoi çdo gjë duke thënë se këta të fundit mund të kalonin në Windows 10 por gjëndja e liçensës së tyre nuk ndryshon.

Në muajin Maj përsëri gjigandi i sistemit operativ afirmoi më tej po të njëjtin qëndrim. Por ditën e sotme sapo mësuam se edhe piratët po përfitojnë Windows 10-tës falas.

pirates_win_again

Janë publikuar dy informacione në Reddit ku raportohet se përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8.1 me kopje jo legjitime kanë arritur të kalojnë në Windows 10 falas. Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, por supriza vjen kur kopjet pirate janë aktivizuar në Windows 10.

E gjitha që këta përdorues bënë ishte thjesht rezervimi i një kopje të Windows 10-tës përmes aplikacionit “Get Windows 10“. Ashtu siç u vepru me kopjet legjitime, këta piratë po marrin liçensa të reja gjithashtu të Windows 10-tës.

Me pak fjalë nga ato çfarë na kishte vënë në dijeni Microsoft, kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Piratët mund të kalonin në Windows 10 por pritej që tu kërkohej të paguanin nëse dëshironin të aktivizonin sistemin operativ. Disa përdorues po përballen me këtë të fundit, por siduket kjo varet nga mënyra e manipulimi në aktivizimin e sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Edhe piratët po përfitojnë falas një kopje legjitime të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)