eBay raporton 159 milion blerës aktivë dhe 2.1 miliard dollar të ardhura

Publikuar më: 22-10-2015

p-ebayDistributori online eBay thyen parashikimet dhe raporton 2.1 miliard dollar të ardhura ku 545 milion janë fitim neto ose 45 % për çdo aksion. Ky është raporti i parë i distributorit si një kompani më vehte që kur u nda nga PayPal verën që shkoi. Ky distributor ka më shumë se 159 milion blerës aktivë në platformën e saj.

Pavarsisht se rezultatet nuk janë aq të larta sa rezultonin raportin e shkuar falë edhe biznesit të PayPal, eBay ka thyer pritshmëritë e Wall Street.

Shefi ekzekutiv, Devin Wenig, u krenua me këto rezultate financiare solide duke vënë theksin edhe tek problematikat e ndarjes me PayPal. Por përveçse u nda nga PayPal, shifrat e përmendura më lart nuk përfshijnë biznesin e saj dedikuar sipërmarrjeve, njësi kjo e shitur tek një firmë private.

Tani e tutje për tre mujorin e fundit të vitit, eBay shpreson në 2.2 deri në 2.3 milion dollar të ardhura. (PCWorld Albanian)

eBay raporton 159 milion blerës aktivë dhe 2.1 miliard dollar të ardhura
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)