E konfirmuar: Office 2016 debuton më 22 Shtator

Publikuar më: 10-09-2015

office2016colorfultheme1_1020.0.0iOS nuk është e vetmja platformë u aplikacionet Office do të përditësohen. Microsoft ka lajmëruar se do të lançojë gjithashtu Office 2016 për platformën Windows në datën 22 shtator.

Ky version do të sjellë një sërë përmirësimesh të ndjeshme në suitën e produktivitetit. Më kryesoret janë mundësia e modifikimit në kohë reale nga disa përdorues dhe dizajnet e reja. Tanimë ju mund të zgjidhni mes temave të errëta dhe atyre shumëngjyrëshe; blu, e gjelbërt, e kuqe apo lelja, ngjyra të cilat përkojnë me aplikacionet aktuale të Office.

Microsoft ka bërë të ditur në një postim në blogun e saj se do të sjellë vegla të reja përmes të cilave bizneset mund të manaxhojnë përmbajtjet e tyre në Office më lehtësisht. Edhe pse ky nuk është një version i dedikuar bizneseve, Office 2016 mund të shndërrohet në suitën e produktivitetit më të preferuar të bizneseve. Më tepër rreth Office 2016 do të mësojmë në datën 22 shtator, qëndroni me ne për të rejat më të fundit. (PC World Albanian)

E konfirmuar: Office 2016 debuton më 22 Shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)