E ardhmja e Twitter në dyshim, Salesforce tërhiqet nga blerja

Publikuar më: 17-10-2016

E ardhmja e Twitter është në dyshim pasi Salesforce.com, kompania e fundit e cila kishte shprehur interes për blerjen e rrjetit social, tha javën e kaluar se nuk do të bënte një ofertë blerjeje.

Twitter dhe shefi ekzekutiv Jack Dorsey duhen të përballen të vetëm me humbjet e mëdha dhe rritjen e “fjetur” të rrjetit social përballë konkurrencës së ashpër nga Facebook dhe Snapchat.

Gjithashtu në dyshim do të jenë edhe pozitat e CEO nëse raporti i ardhshëm financiar vijon të jetë i dobët. Kur u themelua në 2006-tën Twitter u rrit me shpejtësi falë pozitave unike dhe ndikuese në ekosistmin global të industrisë mediatike. Por kompania u përfshi nga një krizë menaxhimi vitet e fundit dhe nga kritika të ashpra për mungesë inovacioni.

Aksionet e kompanisë ranë me 5% të tjera gjatë të Premtes në 16.88 dollar. Bordi drejtues i kompanisë gjatë ditëve të para të muajit kishte shprehur interes për shitjen e rrjetit social brenda 10 ditëshit të fundit të Tetorit.

Dyert janë të hapura për të tjerë të interesuar. Një burim i brendshëm tha se kompania mbështet idenë e një investimi strategjik më shumë sesa një shitje. (PCWorld Albanian)

E ardhmja e Twitter në dyshim, Salesforce tërhiqet nga blerja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)