E ardhmja e paisjeve elektronike mobile flet gjuhën e eSIM

Publikuar më: 21-11-2015

frontpage-720pxPlot 25 vite pjesë e jona, kartat SIM janë pranë zhdukjes. Kjo sepse kartat tradicionale SIM, të cilat për vite me radhë kanë qenë komponent kyç i telefonëve tanë, do të zëvendësohen nga një koncept i ri: eSIM.

E thënë ndryshe, në të ardhmen çdo produkt elektronik mobil, tablet apo telefon, do të shitet së bashku me kartën “SIM” të re e cila do të jetë pjesë integrale e harduerit të produktit. Kjo kartë do të përmbajë informacion të përdoruesit i cili mund të programohet nga “jashtë”.

Kjo zgjidhje e re do të sjellë përfitime të pafund për përdoruesit. Heqja, vendosja, ndërrimi do ti përkasin të kaluarës. Megjithatë ky nuk është i vetmi avantazh sepse mundësitë që ofron eSIM janë impresionuese dhe do të përfaqësojë një nga proçeset kyçe të axhendave të dixhitalizimit. Një shembull konkret është proçesi i zhvillimit të IoT (Internetit të Gjërave).

Deri më 2020-tën besohet se të paktën secili prej nesh do të ketë akses në 10 paisje elektronike të lidhura me internetin të tilla si: telefonë inteligjentë, laptopë, automjete, rripa fitnesi, orë inteligjente etj. Të gjitha këto paisje do të aktivizohen, dhe menaxhohen nga një vend i vetëm, nga eSIM.

Një tjetër përfitim do të jetë aksesi në rrjete mobile të cilësisë së lartë. Në fakt çështja e cilësisë së rrjeteve celulare do të bëhet një trend në të ardhmen me implementimin e eSIM sepse konsumatorët do ta kenë më të lehtë të krahasojnë rrjetet dhe të përzgjedhin të duhurin.

Por implementimi i eSIM është çështje tjetër. Një standart global është shumë i domosdoshëm për këtë proçes dixhitalizimi. Sektori i telekomunikacionit duhet të ndajë një ide të përbashkët. Operatorët, prodhuesit e paisjeve dhe prodhuesit e kartave SIM po punojnë që të gjithë për të implementuar standartin e ri global dhe të vetëm GSMA. Ky standart i ri do të hedhë bazat e para teknike drejt jetësimit të eSIM.

Paisjet e para me teknologjinë eSIM do të dalin në shitje që në 2016-tën ndërsa një prodhim në masë i tyre që nga 2017-ta. Produktet e para me këtë teknologji do të jenë tabletët dhe orët inteligjente ku aplikimi i kartave SIM është një proçes i vështirë.

Në fund të fundit, kalimi nga kartat fizike SIM në eSIM në një farë mënyre do të kenë edhe impakt global në mjedisin ku jetojmë. Besohet se 10 vitet e ardhshme do të mbahen mend si përgjegjës për zhdukjen e kartave SIM. (PCWorld Albanian)

E ardhmja e paisjeve elektronike mobile flet gjuhën e eSIM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)