E ardhmja e ngrohjes së shtëpive u përket serverave cloud

Publikuar më: 28-11-2015

nerdalize-eneco-thumbE ardhmja e ngrohjes në shtëpitë tona: Një stufë të dhënash. Mund tu duket term i çuditshëm por tani është realitet. Por çfarë janë këto stufa të dhënash?

A keni dëgjuar për një startup hollandez quajtur Nerdalize? Është një nismë e cila shfrytëzon servera kompjuterikë për të ngrohur shtëpiat. Dhe ky shërbim është falas.

Në fillim të 2015-tës, një kompani e cila prodhon energji të riciklueshme në Hollandë ka instaluar 5 servera cloud të startupit në disa familje vullnetare për qëllime studimore.

Nëse kjo iniciativë rezulton e suksesshme kjo do ti jepte fund sfidave të ngrohjes që përballet sot bota duke luftuar njëkohësisht mbinxehjen e qëndrave të të dhënave.

6a0133f355d9b0970b01a51193b1d9970c

Është e thjeshtë: Qendrat e të dhënave dhe paisjet kompjuterike që përmbajnë gjenerojnë nxehtësi të paimagjinueshme. Madje kemi shembuj nga kompani të njohura si Microsoft dhe Wikipedia të cilat në të kaluarën kanë vuajtur me ndërprerje shërbimi si rezultat i nxehtësisë së lartë që gjenerojnë serverat.

Aktualisht, kostoja për të mbajtur në temperatura optimale qëndrat e të dhënave është shumë e lartë. Një pjesë e madhe qëndrave të të dhënave përdorin ftohës të lëngshëm për të kontrolluar temperaturat. Imagjinoni tani që ndërsa shumë vende të botës vuajnë nga përmbytjet, qëndrat e të dhënave konsumojnë 460 milion litra ujë në vit për këtë qëllim.

512029119_1280x720

Koncepti i Nerdalize është revolucionar. Ky startup po transformon shtëpitë tona në qëndra të dhënash. Impakti që do të kishte kjo është global. Miliona njërëz në të gjithë botën sot ngrohen nga stufa me drunj, dhe zgjidhja e ofruar nga Nerdalize do të reduktonte dëmtimet e “mushkërive të planetit”.

Këto stufa të dhënash kanë një ngërç të madh: Pa internet ska as ngrohje. Kjo do të thotë se qytetarët duhet të kenë një lidhje interneti aktive. Serverat e instaluar në shtëpia kërkojnë deri në 1 orë që të fillojnë të ngrohin. (PCWorld Albanian)

E ardhmja e ngrohjes së shtëpive u përket serverave cloud
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)