E ardhmja e Cyanogen në dyshim, raportohet shkurtim i fuqisë punëtore me 20%

Publikuar më: 25-07-2016

cyanogen-logo-640x360Cyanogen është në telashe. Një raport i Androi Police duke cituar disa burime të besueshme thotë se shtëpia tre vjeçare e distribuimit të Android-it do të largojë 20% të fuqisë punëtore. Një nga burimet shkonte më tej duke thënë se kompania tani e tutje do të kthejë fokusi nga aplikacionet.

Kur filloi e gjitha ajo që më së shumti binte në sy ishte arroganca e qëndrimeve të kompanisë. Shefi ekzekutiv dikur thoshte se kompania po përpiqej për të larguar Android-in nga Google dhe se po i fuste Google plumbin kokës. Objektivi kryesor i kompanisë ka qenë ofrimi i zhvillimit të sistemit operativ për prodhuesit ndryshe nga ajo që vepron Google.

Një nga kompanitë e profilit të lartë që i besoi Cyanogen ishte OnePlus dhe produkti më i shquar me Android-in e Cyanogen ishte OnePlus One. Pasi marrëdhënia u dëmtua përtej riparimit mes dy kompanive, Cyanogen ngeli me disa prodhues të panjohur nga India.

Shpresat e një ringjalljeje vijuan pas bashkëpunimit me Microsoft për të integruar aplikacionet Bing, skype, OneDrive, Outlook dhe Office në Cyanogen OS. Me mungesën e partnerëve që do të prodhonin telefonët me sistemin operativ të kompanisë, dyshojmë që kjo e fundit të ketë qenë e suksesshme.

E ardhmja e saj sipas një prej burimeve të Android Police janë aplikacionet. Mund të jetë platforma “Mod” ose monetizimi i disa aplikacioneve të CyanogenMod ose Cyanogen OS. E nesërmja për Cyanogen është e mjegullt. (PCWorld Albanian)

E ardhmja e Cyanogen në dyshim, raportohet shkurtim i fuqisë punëtore me 20%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)