Lajmet

E-Administrata, inovacioni i radhës i Kolegjit AAB për studentët dhe stafin akademik

Oct 26 2016
0 Shpërndarje
E-Administrata, inovacioni i radhës i Kolegjit AAB për studentët dhe stafin akademik

1e0Kolegji AAB vjen me supriza për studentët e tij në ditët e para të vitit të ri akademik. Kolegji prezantoi administratën digjitale, një shërbim i ri elektronik inovativ jo vetëm për Kosovën por edhe Rajonin dhe më gjërë.

Shërbimet administrative në universitete jo rrallë janë në qendër të kritikave nga palët, për shkak të procedurave të ngadalshme dhe mungesës së efikasitetit në punë. Megjithatë, një vlerësim nuk vlen për Kolegjin AAB në Prishtinë.

60Studimet universitare, kudo në botë, krahas angazhimeve të vazhdueshme akademike përcillen edhe me një proces jo pak të ngjeshur administrativ. Studentët gjithandej në universitete duhet të jenë të gatshëm t’ u përmbahen afateve e termineve kohore të caktuara nga njësitë akademike, dhe shërbimi i ri synon që çdo procedurë të jetë më lehtë për studentët.

Kolegji AAB, lider i arsimit jopublik në Kosovë dhe rajon, bën diferencën me idetë dhe inovacionet që sjell për studentët dhe stafin e vet.

e-Administrata është një kiosk i kompjuterizuar, për të cilin është krijuar një softuer i veçantë, nëpërmjet të cilit çdo student i Kolegjit AAB, mund të vetëshërbehet, duke marrë shërbimin e kërkuar.

4e0Softueri është krijuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB nën kujdesin  e departamentit për zhvillim softuerik. Me e-administratën studentët do të evitojnë stresin e kohës dhe arritjen e orareve “të punëve me palë” siç i kanë shumë universitete e institucione të tjera. Përmes këtij shërbimi studenti mund të vetëshërbehet 24 orë, çdo ditë pune.

e-Administrata, përmes identifikimit me kartelën digjitale të studentit, i mundëson atij të marrë dokumentacionin përkatës të shkollës, si vërtetime e certifikata të ndryshme për statusin apo vlerësimet e studentit, pa qenë i obliguar të kërkojë një gjë të tillë nga nëpunësi zyrtar.

50e-Administrata është vetëm njëri nga shërbimet më të veçanta që ka krijuar Kolegji AAB. Ky institucion shquhet për arritjet në rrafshin e digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin e vet. (PCWorld Albanian/ AAB)

Lajmet e fundit>