Dyqani i aplikacioneve Google Play Store së shpejti me një dizajn të ri

Publikuar më: 17-10-2015

screen-shot-2015-10-16-at-2-43-07-pmGoogle Play, shërbimi përmes të cilit gjigandi i motorit të kërkim shet aplikacione, lojëra, filma, libra e shumë të tjera është pranë një ridizenjimi masiv. Disa imazhe tregojnë një ndërfaqe terësisht të re e cila ofron navigim më të lehtë dhe animacione të reja.

Imazhet vinë nga profili i një punojësi të Google. Na ndajnë vetëm disa javë nga ky përditësim madhor. Nga pamjet e paraqitura do të vëreni një logo të re të Google në kutinë e kërkimit. Faqja parësore e Google Play tani organizon përmbajtjet në dy kategori: “Aplikacionet & Lojërat” dhe “Argëtim”. Kjo e fundit përfshin përmbajtjet e tilla si Filmat, Shfaqjet televizive, Librat dhe Lajmet.elastico

Gjithashtu mund të vihet re një panel i ri “Hightlights” i cili shfaq më të mirën e të rejave të fundit në dy kategoritë e lartpërmendura. Fusha e cila përfshin informacionet dhe komentet vjen me një risi: mbështetjen për gjuhët e shkruara nga e djatha në të majtë. Në imazhin e paraqitur mund të vëreni edhe animacionin gjatë navigimit nga lart poshtë. Një tjetër animacion shfaqet kur kaloni mes dy kategorive nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas.slide

Pritet që ky përditësim të jetë i ngadaltë dhe ca përdorues mund ta kenë më parë se të tjerë. Përgjatë viteve të fundit ndërfaqja e Google Play ka ndryshuar pak ndërsa janë përmbajtjet ato që kanë përfaqësuar ndryshimin më të madh.

Tani me dizajnin e ri të Google Play do të jetë më e lehtë kalimi nga një aplikacion apo kategori në tjetrën me vetëm pak klikime ose gjeste mbi ekran. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni më në detaje imazhet e paraqitura. (PCWorld Albanian)landing-evolution

Dyqani i aplikacioneve Google Play Store së shpejti me një dizajn të ri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)