Dyqanet online Microsoft publikojnë aksidentalisht online dy smartfonët e ardhshëm Lumia 950

Publikuar më: 30-09-2015

lumia950microsoftstore.0.0Microsoft ka publikuar aksidentalisht në dyqanin online dy telefonat celularë më të fundit Lumia. Telefonët Lumia 950 dhe Lumia 950 XL, janë të listuara si modele të hapura (pra mund të funksionojnë me çdo kartë SIM aktive), pas konfirmimit të këtyre specifikimeve të publikuara nga disa burime informacioni.

Microsoft ka bërë të njohur se aparati cellular Lumia 950 ka ekran me përmasa 5.2-inç, kamera 20 megapixel dhe memorje 32GB, ndërsa modeli pak më i madh Lumia 950 XL ka ka përmasa ekrani 5.7-inç, me të njëjtën kapacitet memorje dhe cilësi të kameras.

Karakteristikat e dy modele të telefonave Lumia

Microsoft pritet të prezantojë të dyja modelet e telefonave në një event special për pajisjet Windows 10, në New York gjatë javës tjetër. Foto dhe informacione të mëparshme të pajisjeve tregojnë se dy modelet e reja Lumia nga Microsoft do të përmbajnë veçorinë Continuum e cila i shndërron ata në kompjutera duke i lidhur me një ekran, dhe veçorinë Windows Hello për ta hapur telefonin thjeshtë me anë të fytyrës suaj. Të dyja modelet priten të disponojnë USB Tipi-C, i cili është konektori që suporton disa standarte USB. (PCWorld Albanian)

Dyqanet online Microsoft publikojnë aksidentalisht online dy smartfonët e ardhshëm Lumia 950
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)