Dy përditësime madhore do të mbërrijnë në Windows 10 në 2017-tën

Publikuar më: 06-08-2016

windows-10-hp-stream-100566481-largeNuk një çudi të mësojmë se për këtë vit nuk do të ketë tjetër përditësim madhor të Windows 10-tës pas atij të përvjetorit. Lajmet e mira vinë nga 2017-ta ku Microsoft ka rezervuar dy përditësime madhor për sistemin operativ.

Ky informacion erdhi nga një postim në blogun TechNet të vetë Microsoft. “Versioni 1607 e Windows 10-tës është përditësimi i tretë i sistemit operativ,” tha Microsoft. “Bazuar në përshtypjet dhe rekomandimet e organizatave të cilat kanë kaluar në Windows 10, ky do të jetë përditësimi i fundit madhor për 2016-tën ndjekur nga dy të tjerë në 2017-tën.”

Postimi në blog konfirmon spekulimet dhe përditësimi i parë për 2017-tën, Redstone 2, do të mbërrijë në Janar ndërsa Redstone 3 në Gusht. Axhenda zyrtare e Microsoft me Windows 10-tën konsistonte në dy përditësime madhore çdo vit. Në 2015-tën Microsoft publikoi versionin e parë zyrtar të Windows 10-tës me emrin e koduar Threshold dhe më pas në Nëntor erdhi përditësimi i parë Threshold 2.

Nga dy përditësimet e planifikuara për 2017-tën, Redstone ngelet më i rëndësishmi. Kjo për shkak të funksionaliteve të reja që pritet të vinë dhe që nuk mundën të debutonin me përditësimin e përvjetorit. Ndërtimet e para eksperimentale të Redstone 2 pritet do të mbërrijnë tek anëtarët Windows Insider në javët në vijim. (PCWorld Albanian)

Dy përditësime madhore do të mbërrijnë në Windows 10 në 2017-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)