Dy makina me sistem vetëdrejtimi shmangën një aksident fatal në SHBA

Publikuar më: 28-06-2015

6ceb8f75-5996-4546-b3e6-899140728b66-620x372Një makinë Audi me sistem vetëdrejtimi në pronësi të Delphi Automotive mori masa emergjente për të shmangur një aksident të mundshëm me një tjetër makinë me sistem vetëdrejtimi Lexus në pronësi të Google. Incidenti ndodhi në rrugët Kalifornisë.

Reuters e raportoi atë si një incident i cili do të kishte përfunduar fatal për pak gjë. Ky incident mund të shërbejë si mësim për zhvillimin në të ardhmen të këtyre makinave. E marrë në kontekstin e një bote plot makina me sistem vetëdrejtim, kjo ngjarje do të kishte rezultuar fatale.

Google konfirmoi se nuk kishte pasur një përplasje dhe që asnjëra nga të dyja makinat nuk e kishte fajin për këtë. Kompanitë pas këtyre makinave po u trajtojnë mjaft kujdes incidenteve të ngjashme në mënyrë që të mos ndodhin në të ardhmen. Google në një raport zbuloi se flota e saj e makinave kishte përjetuar 11 aksidente të vogla që kur u lançua programi në 2009.

Delphi, një startup vendas gjithashtu kishte raportuar një aksident të një prej makinave të saj në tetor. Duke filluar nga muaji Maj, aktualisht janë 7 kompani të cilat operarojnë 48 makina me sistem vetëdrejtimi në këtë shtet të Amerikës. (PCWorld Albanian)

Dy makina me sistem vetëdrejtimi shmangën një aksident fatal në SHBA
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)