Dy iPhone 6S mund të kenë jetëgjatësi baterie të ndryshme. Shkaktarët janë TSMC dhe Samsung

Publikuar më: 10-10-2015

c159c253-fe30-4906-aaac-1595755f283e-1020x612Ka gjasa që dy modele iPhone 6S krejtësisht identike të kenë një diferencë prej 2 orësh në jetëgjatësinë e baterisë. Të paktën kështu shprehen disa përdorues të këtyre telefonëve.

Hetimet filluan pasi u mësua se Apple ka kontraktuar dy prodhues për të ndërtuar një nga komponentët më të rëndësishëm të telefonëve, proçesorin. Proçesori Apple A9 është dizenjuar nga Apple por ndërtuar nga dy kontraktorë të ndryshëm: Samsung dhe TSMC.

Që të dy proçesorët ndërveprojnë njëlloj me komponentët e tjerë dhe janë të bazuar në të njëjtin dizajn. Por që njëri menaxhon detyrat me më efikasitet. Proçesori Apple A9 ndërtuar nga TSMC ka një arkitekturë 16 nanometër ndërsa modeli ndërtuar nga Samsung është i bazuar në 14 nanometër. E thënë ndryshe proçesori Apple A9 ndërtuar nga TSMC është 8.5 mm2 më i madh.

Një përdorues i cili zotëronte dy iPhone 6S po me proçesorë ndërtuar nga dy prodhuesit e në fjalë raportoi një diferencë 2 orësh në jetëgjatësinë e baterisë. Proçesori ndërtuar nga TSMC e konsumonte baterinë e telefonit për 8 orë ndërsa ai i Samsung për 6 orë gjatë përdorimit të aplikacioneve intensive.

Është paksa e vështirë për të identifikuar versionin e proçesorit por disa aplikacione si Lirum Device Info janë në gjëndje të bëjnë dallimin. Proçesori ndërtuar nga Samsung ka kodin N66AP ose N71AP ndërsa ai i TSMC shfaqet me kodin N66MAP ose N71MAP.

Kjo nuk është hera e parë që Apple përfundoi në telashe nga kontraktimi i dy prodhuesve për ndërtimin e një hardueri. Në 2012 Apple përfundoi në një situatë të ngjashme me laptopët Retina MacBook Pro ekranet e të cilëve ishin ndërtar nga dy prodhues të ndryshëm: Samsung dhe LG.

Apple asnjëherë nuk pranoi mungesën e cilësisë në ekranet ndërtuar nga LG të cilët vuanin nga djegje të brendshme. Megjithatë kompani gradualisht filloi të zëvendësonte laptopët me defekt. (PCWorld Albanian)

Dy iPhone 6S mund të kenë jetëgjatësi baterie të ndryshme. Shkaktarët janë TSMC dhe Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)