Duke luajtur me protokollin WiFi, Esp8266 dhe AP falso

Publikuar më: 01-12-2016

hakovanje-300x205ESP8266, përveç se është një super çip, i cili mund të kthehet në një stacion dhe në një pikë hyrje (AP), ai mundet gjithashtu të bëjë disa gjëra të çuditshme në nivelin më të ulët të mundshëm të protokollit WiFi. wifi_send_pkt_freedom() është një funksion i ndërtuar në bërthamën Arduino i cili lejon çipin që të dërgojë paketa arbitare WiFi.

Kjo do të thotë shumë. Çdo gjë që niset në ajër, po niset duke përdorur paketa. Disa nga këto paketa mund të jenë tekst i thjeshtë, të tjera të enkriptuara me një çelës që ndahet mes një pike hyrje dhe stacionit të lidhur.

Në Github gjendet një pjesëz kodi i cili krijon shumë pika hyrje falso të cilat paraqiten dhe zhduken pothuajse menjëherë.

Ky kod prodhon afërsisht 100 pika hyrje për sekond me SSID rastësore dhe adresa MAC. Kjo bëhet thjesht duke dërguar një seri paketash me pjesët SSID dhe MAC që prodhohen rastësisht.

Ndërkohë që ky kod nuk duhet të dëmtojë pajisjet, nuk mundemi të themi të njëjtën gjë për pajisjet e vjetra që mundet të mos e përballojnë sasinë e pikave të hyrjes në mënyrë të menjëhershme.

Kodi origjinal mund ta gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Duke luajtur me protokollin WiFi, Esp8266 dhe AP falso
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)