Duke filluar që nga data 29 korrik, kompjuterat Dell do të shiten të pajisur me sistemin operativ Windows 10

Publikuar më: 19-07-2015

dell-windows-10-page-100596317-largeMichael Dell deklaroi ditën e hënë se Dell Inc. do të fillojë të shesë kompjutera Dell të pajisur me sistem operativ Windows 10 duke filluar që nga data 29 korrik. Me sa duket kompjuterat e kësaj kompanie do të jenë të parët që do të hidhen në treg me këtë sistem operativ.

Vetë Microsoft ka deklaruar se duke filluar që nga data 29 do të bëjë Windows 10 të disponueshëm për kompanitë prodhuese partnere siç jane HP, Dell dhe Acer.

Por ditën e hënë gjithçka mori një tjetër kthesë si pasojë e një deklarate të re nga zëdhënësi i Microsoft. Ai deklaroi se Windows 10 nuk do të jetë i disponueshëm për kompjuterat që në ditët e para pas lançimit. Kjo tregon se dy kompanitë, Dell dhe Microsoft ende nuk kanë rënë dakort përfundimisht. Zyrtari i Dell nga ana tjetër ka shkruar në Twitter, se kompania është gati për të pajisur kompjuterat e saj me sistemin operativ të ri të Microsoft. Ndër modelet që do të pajisen me Windows 10 janë Dell Inspiron 2in1 PC, laptopi Inspiron 15 dhe XPS 8700. Këto produkte do të kërkojnë 1 ditë për të mbërritur tek konsumatori. (PC World Albanian)

Duke filluar që nga data 29 korrik, kompjuterat Dell do të shiten të pajisur me sistemin operativ Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)