Duhet të shkrepni një selfie nëse doni të ndaloni “misionin” e këtij alarmi

Publikuar më: 11-05-2015

snap-me-up-android-alarm-appZgjimi në mëngjes është një moment i vështirë për të gjithë ndaj shumica prej nesh vendosin alarme. Por dhe kur bie alarmi një pjesë e madhe tentojnë ta ndërpresin atë duke shtypur butonin ‘snooze’. Një aplikacion i ri i quajtur Snap Me Up e vendos alarmin në një nivel të ri. Snap Me Up ju detyron të shkrepni një selfie nëse doni të fikni alarmin. Çfarë ideje apo jo?!

Kjo është një mënyrë tepër e zgjuar pasi që të shkrepni një selfie ju duhet të keni hapur sytë plotësisht. Hapja e syve do të thotë që ju jeni tashmë gati për tu cuar nga krevati dhe për të nisur ditën tuaj. Por për të qënë të sinqertë ideja e këtyre alarmeve që ju detyrojnë të bëni diçka në mënyrë që alarmi të fiket, nuk është e re. Ka disa lloje alarmesh që ju detyrojnë të zgjidhni një puzzle që ai të përfundojë. Snap Me Up ka si qëllim ti afrohet më shumë realitet të të rinjve sot, të cilët e kanë kthyer selfie-n në një trend.

snap-me-up-android-alarm-app-sleepy-snapsAplikacioni është tepër i thjeshtë për tu përdorur. Fillimisht ju duhet të identifikoheni me fytyrën tuaj në mënyrë që alarmin mos ta fikë dikush tjetër. Selfiet që shkrepen për të këtë qëllim nuk do të shkojnë dëm, pasi ato do të ruhen në albumin e quajtur ‘My sleepy snaps’. Është e qartë që selfiet sapo keni hapur sytë nuk do të duken aq të bukura por ato do t’ju argëtojnë kur ti shihni sërisht. Sipas përdoruesve të këtij aplikacioni, e vetmja gjë e bezdisshme janë reklamat që shpeshherë shfaqen dhe në ekran të plotë. Aktualisht Snap Me Up është vetëm i disponueshëm në versionin Android i cili mund të shkarkohet falas në Google Play Store. Nëse jeni tepër ‘gjumash’ atëherë ju sugjerojmë ta shkarkoni këtë aplikacion në smartfonin tuaj pasi ka për të qënë i efektiv. (PC World Albanian)

Duhet të shkrepni një selfie nëse doni të ndaloni “misionin” e këtij alarmi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)