DuckDuckGo kërkon të bëhet motori i kërkimit i programuesve

Publikuar më: 11-09-2016

duckduckgo-programmingMotori i kërkimit DuckDuckGo është duke punuar në përmirësimin e rezultateve të kërkimit rreth programimit duke përdorur funksionalitetin e tyre të përgjigjeve të menjëhershme.

Nëse jeni një programues, veçanërisht në fillimet tuaja, me shumë mundësi kërkoni informacion dhe shembuj kodesh vazhdimisht.

Funksionaliteti i përgjigjes të menjëhershme të DuckDuckGo nuk është i ri. Ai ju jep juve përgjigje direkte në faqen e rezultateve të kërkimit. Ndërkohë që nuk mund të jenë të mjaftueshme gjithmonë ato disa herë mund tu shërbejnë. Me fjalë të tjera nuk keni pse të klikoni në faqen e listuar në rezultatet e kërkimit.

Kompania e motorit të kërkimit filloi një projekt para pak muajsh për tu bërë motori i kërkimit më i mirë për programuesit. Ideja është të përdoren përgjigjet e menjëhershme për tu mundësuar programuesve informacione të shpejta. Ekipi u përqendrua në gjuhët JavaScript, CSS, Python, Perl dhe Swift për momentin me të gjitha pjesërisht të mbështetura.

Nëse kërkoni për CSS Font ose CSS Transition në DuckDuckGo,  do të merrni shembuj dhe informacione menjëherë në krye të rezultateve. Gjendet edhe një buton “show more” që zakonisht duhet ta klikoni për paraqitur të gjithë informacionin.

DuckDuckGo do të shtojë më shumë gjuhë programimi në përgjigjet e tyre të menjëhershme sapo të përfundojë integrimin e këtyre. (PCWorld Albanian)

DuckDuckGo kërkon të bëhet motori i kërkimit i programuesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)