Dropbox tanimë numëron më shumë se 400 milion përdorues

Publikuar më: 25-06-2015

dropbox-blueprint

Ditën e djeshme, Dropbox lajmëroi përmes një raporti se ky shërbim ka aktualisht më shumë se 400 milion përdorues të regjistruar. Kjo është një shifër e kënaqshme për kompaninë në krahasim me atë të majit të vitit të kaluar. Pak më përpara numri i përdoruesve të Dropbox ishte 300 milion por kompania nuk cilësoi se sa ishin përdoruesit aktiv konkretisht. Gjithsesi kjo tregon se baza e përdoruesve të Dropbox është duke u rritur me ritme të shpejta.

E rëndësishme është të përmendim se Dropbox ka më shumë se 100.000 biznese që paguajnë për të pasur këtë shërbim. Një tjetër statistikë për tu vlerësuar është dhe sasia e skedarëve që përdoruesit ruajnë në Dropbox çdo ditë, ajo arrin 1.2 miliard skedar cdo ditë. Një numër tepër i madh për tu manaxhuar apo jo?

Gjatë një interviste për Bloomberg, CEO i Dropbox Drew Houston zbuloi se shumica e përdoruesve të Dropbox nuk janë nga Shtetet e Bashkuara dhe sigurisht që shumica e tyre e përdorin shërbimin falas. Për më tepër ai tregoi se ky shërbim po përdoret nga 8 milion biznese, dyfishi i numrit të bizneseve që nga viti i kaluar. (PC World Albanian)

Dropbox tanimë numëron më shumë se 400 milion përdorues
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)