Dropbox i shpall konkurrencë Evernote me aplikacionin e shënimeve Dropbox Paper

Publikuar më: 04-08-2016

Dropbox-Paper-Beta-930x544Dropbox lançoi ditën e djeshme një aplikacion të dedikuar për Android dhe iOS të shërbimit të shënimeve quajtur Dropbox Paper i cili është prej kohësh i disponueshëm në ueb por vetëm në fazën beta.

Dropbox filloi të eksperimentonte me shërbimin nga mesi i vitit të kaluar nën vulën e Projektit Composer pas blerjes së aplikacionit Hackpad në 2014-tën. Në momentin e parë që hapni aplikacionin do të vëreni një seksion “Incoming” i cili përmban përmendjet, komentet dhe përditësime të tjera të dobishme.

Nga ky seksion keni mundësi të komentoni ndërsa krahas tij gjenden edhe tre të tjerë: Docs, Favorites dhe Settings. Në seksionin “Docs” të aplikacionit mund të editoni, të ngarkoni foto, të integroni skedarë nga Dropbox madje edhe ti komentoni dokumentet tuaja.

Në desktop ofrohen akoma më shumë funksionalitete të editimit të dokumenteve. Por Dropbox Paper është vetëm një prej disa opsioneve mjaft serioze si Google Docs, Google Keep, Microsoft Word, Microsoft OneNote, Evernote, Box Notes dhe Quip. Mbështetja e Dropbox dhe një lançim i gjërë i aplikacionit në platformat mobile dhe ato desktop mund të shërbejë si katalizator për shumë konsumatorë dhe kompani drejt përqafimit të shërbimit.

Nuk duhet të harrojmë se Dropbox numëron 500 milion konsumatorë dhe krahas planeve tarifore të tyre falas ose me pagesë Dropbox mund të ofrojë akoma më shumë funksionalitete dhe risi në Dropbox Paper. (PCWorld Albanian)

Dropbox i shpall konkurrencë Evernote me aplikacionin e shënimeve Dropbox Paper
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)