Dropbox lançoi një seksion për të dhënat e edituara së fundmi në ueb aplikacionin e saj

Publikuar më: 11-11-2015

Dropbox-RecentsSot shërbimi cloud i ruajtjes së të dhënave Dropbox prezantoi një seksion të ri në uebfaqen e saj nën emërtimin “Recent”. Ky seksion i ri shfaq të gjitha të dhënat që janë edituar, shtuar apo tranferuar kohët e fundit.

Ky funksion i ri është i disponueshëm në aplikacionin iOS dhe sot është integruar edhe në ueb aplikacionin dropbox.com. Në Android, kompania premtoi se do e sillte këtë funksion në “muajt” në vijim.

Një aspekt mjaft interesant i këtij seksioni njëkohësisht edhe funksionalitet është koherenca mes platformave. Në postim në blog Dropbox shkruante: “Nëse u duhet të largoheni nga zyra por nuk e keni përfunduar akoma punën tuaj me një prezantim, ruajeni në Dropox nga kompjuteri juaj. Prezantimi do të jetë i disponueshëm në seksionin Recent dhe në krye të listës së dokumenteve të punuar së fundmi.”

Kjo risi është pjesë e Google Drive dhe OneDrive po akoma jo në rivalin tjetër, Box. Dropbox aktualisht numëron 400 milion përdorues kur 150,000 janë konsumatorë biznesi. (PCWorld Albanian)

Dropbox lançoi një seksion për të dhënat e edituara së fundmi në ueb aplikacionin e saj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)