Dropbox lançoi aplikacionin universal për smartfonët dhe tabletët Windows

Publikuar më: 20-05-2015

dropbox-datastore-100045850-orig_500_2Më herët gjatë këtij viti, Dropbox bëri të mundur që shërbimi i tij i ruajtjes cloud të ishte i disponueshëm dhe smartfonët dhe tabletat Windows. Ditën e Marte kompania debutoi me një aplikacion të ri universal i cili mund të përdoret në dy llojet e pajisjeve Android. Ky aplikacion është i aftë ti përshtatet automatikisht madhësisë së ekranit dhe gjithashtu sjell një sërë karakteristikash të reja ku përfshihet dhe mundësia për të ngarkuar video direkt nga pajisja.

Tanimë përdoruesit e Windows Phone do mund të ngarkojnë më shumë se një skedar në të njëjtën kohë në Dropbox. Për më tepër ata mund të zgjedhin nëse një skedar i shkarkuar të ruhet në kartën e memories apo në memorien e vet telefonit apo të aksesojnë ose të punojnë me një skedar dhe nëse janë duke përdorur një aplikacion tjetër. Në tabletat Windows, përdoruesit e Dropbox mund të ftojnë përdorues të tjerë të cilët mund të aksesojnë një album skedarësh. Përdoruesit e tjerë mund të zgjidhen nga kontaktet në telefon.

I disponueshëm falas në Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.0 dhe 8.1, ky softuer premton të sjellë një performancë të përmirsuar. Përveç lançimi të aplikacionit universal, Dropbox debutoi gjithashtu me një sërë karakteristikash të reja për shërbimin e tij kryesor, që kanë në shënjestër dizenjuesit apo profesionitët e fotografisë. Dropbox solli një shfaqje të re të imazheve, mbështetje për Photoshop, Illustrator dhe skedarët grafik. Tani e tutje përdoruesit nuk kanë nevojë të shkarkojnë një imazh të PostScript por mund ta shohin atë direkt në shfletues. Kjo karakteristikë do të bëhet e disponueshme për përdoruesit në javët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Dropbox lançoi aplikacionin universal për smartfonët dhe tabletët Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)