Dropbox heq dorë nga sistemi operativ antik Windows XP më 29 Gusht

Publikuar më: 22-04-2016

dropboxlogo-100657058-largeE filloi Google Chrome, tani Dropbox. Çdo gjë po bëhet më e vështirë për Windows XP-në. Dropbox në uebfaqen e qendrës së ndihmës njoftoi se do të largonte mbështetjen për sistemin operatv duke filluar nga vera e këtij viti.

Konkretisht në datën 26 Qershor aplikacioni desktop për Windows XP nuk do të jetë më i diponueshëm në dropbox.com. Krijimi i një llogarie të re apo kyçja në një llogari ekzistuese gjithashtu do të jetë e pamundur.

Ndërkaq Dropbox bëri të ditur se më 29 Gusht përfundon mbështetja pë aplikacionin Dropbox në Windows XP. Të gjithë përdoruesit automatikisht do të shkyçen nga llogaritë Dropbox në një kompjuter me sistemin operativ antik.

Zgjedhja e vetme e përdoruesve ngelet kalimi në një version më të ri të platformës ose të instalojnë një sistem operativ Linux apo të kalojnë në Mac. Dropbox do të vijojë të funksionojë normalisht që nga Windows Vista gjer në Windows 10.

Alternativa e vetme ngelet kyçja në llogari përmes ueb aplikacionit me pamundësinë për të përfituar integrimin me Windows Explorer. Pavarësisht ndryshimeve, të dhënat nuk do të humbasin por do të vijojnë të jenë në dropbox.com.

Kompania pas platformës së shërbimeve cloud bëri të ditur se arsyeja e largimit të mbështetjes janë funksionalitetet e reja të cilat nuk mund të implementohen në versionet e vjetra. (PCWorld Albanian)

Dropbox heq dorë nga sistemi operativ antik Windows XP më 29 Gusht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)