Dropbox braktis aplikacionin e postës elektronike Mailbox dy vite pas debutimit

Publikuar më: 08-12-2015

mb-sunsetDropbox do të mbyllë aplikacionin e postës elektronike Mailbox dy vite pas debutimit të tij. Në një postim në blog gjigandi i shërbimeve cloud njoftoi se krahas Mailbox, fatin e tij do të ndjekë edhe aplikacioni i ruajtjes së fotove Carousel i prezantuar në 2014-tën.

Duke e përshkruar këtë ndryshim si të dhimbshëm, Dropbox shpreson që funksionalitetet kyçe të dy aplikacioneve do të integrohen në shërbimin cloud.

Ajo që dallonte aplikacionin Mailbox nga konkurrentët ishte kategorizimi i e-mail-eve të rëndësishme, funksionalitete të cilat u implementuan edhe nga kokurrentët në të ardhmen si CloudMagic, Google Inbox dhe Microsoft Outlook.

Nga ana tjetër aplikacioni Carousel nuk ishte aq unik ndërsa synimet e Dropbox ishin për integrimin e ngushtë mes shërbimit cloud, Carousel dhe Mailbox një strategji tani e braktisur.

Dropbox vuri në dijeni përdoruesit e dy shërbimeve se Mailbox do të mbyllet më datë 26 Shkurt 2016, ndërsa Carousel më shumë se një muaj më vonë me 31 Mars 2016. Fotot e ruajtura në Carousel do të transferohen automatikisht në Dropbox.

Dropbox aktualisht gjendet në një pozitë të mirë. Me fonde që i kanë kaluar shifrat e 1.1 miliard dollarëve, vlera e aseteve të saj llogariten në 10 miliard dollar. Konkurrenti më i drejtëpërdrejt me shërbime të orientuara nga sipërmarrjet, Box, u shfaq publikisht këtë vit dhe u vlerësua në 1.7 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Dropbox braktis aplikacionin e postës elektronike Mailbox dy vite pas debutimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)