Harduer

Droni Aquila i Facebook është nën hetim për një dështim në strukturë

Nov 23 2016
0 Shpërndarje

facebookpr_1143_aquila_in_flight_05_sized_fin-0-0Droni me të cilin Facebook shpreson që të mundësojë internet nëpër të gjithë botën ka pasur një dështim në strukturë gjatë testit të parë të fluturimit dhe tani është nën hetim nga Bordi Amerikan i Sigurisë së Transportit, raportoi Bloomberg.

Facebook ofroi shumë pak detaje rreth dështimit strukturor, i cili ndodhi kur droni po kryente një ulje në tokë. Një raport i NTSB mbi incidentin pritet të dalë brenda “një muaji apo dy,” cituan burime për The Verge.

Dështimi i mjetit fluturues u zbulua në paragrafin e tetë të blogut të inxhinierisë të Facebook. “Ne jemi ende duke analizuar rezultatet e testit të zgjatur, duke përfshirë një dështim strukturor që ne përjetuam gjatë uljes në tokë.”

Asnjë nuk u lëndua si rezultat i dështimit, dhe nuk kishte ndonjë dëm në tokë, tha NTSB. Por mjeti u “dëmtua në mënyrë të konsiderueshme”, tha një folës. Një mjet fluturues quhet i dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme kur nuk është më i aftë për fluturim.

Facebook refuzoi të jepte më shumë detaje, duke cituar se është nën hetim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>