Drogë, armë dhe seks ofron sistemi i shitblerjes në Facebook në orët e para të funksionimit

Publikuar më: 04-10-2016

facebook_reuters-11Facebook u detyrua të kërkonte falje ditën e djeshme pasi në shërbimin e lançuar së fundi të shitblerjeve u ofruan për shitje armë, drogë dhe seks.

Ditën e djeshme gjigandi i rrjetit social lançoi “Marketplace” një vend ku përdoruesit mund të shisnin apo të blinin sende lokalisht që nga veshjet tek shtëpitë.

ct3isqwwiaac-o8Ndërtuar për të rivalizuar uebsajtet si eBay dhe Amazon, përdoruesit arritën të shfrytëzojnë një problem teknik dhe të fillonin shitjen e gjërave të jashtëligjshme.

Facebook tha se kishte zbuluar një problem në sistemin e filtrimit të përmbajtjeve i cili nuk kishte qenë funksional përgjatë kohës që ishin publikuar përmbajtje të ndaluara. Rrjeti social premtoi se në pak orë do të pastrojë “Marketplace” nga përmbajtjet të cilat shkelin termat.

ct2rpvnxeaextqgKjo ngjarje ndodhi pas paralajmërimeve të ekspertëve të sigurisë rreth rrezikut që posedonte “Marketplace” në Facebook nxitur nga mungesa e një sistemi pagesash dhe vlerësimesh.

ct3bnxsweayuu4qNjë nga arsyet kryesore të lançimit të shitblerjes në rrjetin social ishin 450 milion përdoruesit të cilët shfrytëzonin grupet për të blerë dhe shitur sende me vlerë. “Marketplace” debutoi fillimisht në Britani, SHBA, Australi dhe Zelandën e Re. (PCWorld Albanian)

Drogë, armë dhe seks ofron sistemi i shitblerjes në Facebook në orët e para të funksionimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)