Drafti i ri i të drejtave autoriale propozuar nga Komisioni Europian ngjall shpresë tek sektori mediatik

Publikuar më: 15-09-2016

5760Të Mërkurën Bashkimi Europian propozoi një draft i cili përmban një rregullore të re të të drejtave autoriale në përkrahje të muzikantëve, televizioneve dhe publikuesve të cilët do të mund të gjenerojnë më shumë të ardhura nga puna e tyre online.

Gjigandi i motorit të kërkimit, Google, do të jetë edhe më i prekuri. Youtube dhe Google News do të detyrohen të paguajnë më shumë për hostimin dhe shfaqjen e përmbajtjeve. Janë të shumtë gazetat, filmat, dhe mediat të cilat akuzojnë Google për të ardhurat e ulëta që vinë si rezultat i piraterisë.

Veçanërisht, artistët dhe studiot audiovizuale argumentojnë se Youtube ka krijuar një platformë e cila nuk kompenson në mënyrë të drejtë duke u fshehur pas rregullave të “Safe Harbour.”

Rregullorja e re do të kërkojë nga uebsajtet e videove si Youtube të heqin menjëherë ose të marrin një autorizim për përmbajtjet e paautorizuara. Direktiva e re ka rritur shpresat e publikuesve të cilët kanë qenë të ashpër në kritikat e tyre ndaj Google, kompani e cila bën para nga përmbajtjet e tyre pa kompensuar në mënyrë të drejtë. Jo vetëm që do të njihet roli kyç i publikuesve në termat e investimit por edhe kontributi i tyre në krijimin e përmbajtjeve gazetareske me cilësi të lartë.

Propozimet e reja akoma nuk kanë marrë miratimin e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave dhe do të duhen muaj deri në implementimin në shkallë të gjërë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Google. Zv Presidentja e politikave globale pranë Google shprehu mosdakordësinë me qasjen e re të Komisionit. “Inovacioni dhe bashkëpunimi, jo subvencionet dhe rregulloret, janë çelësi i një sektori mediatik të suksesshëm, diversiv dhe të qëndrueshëm në Bashkimin Europian,” shkruante ajo në një postim në blog. (PCWorld Albanian)

Drafti i ri i të drejtave autoriale propozuar nga Komisioni Europian ngjall shpresë tek sektori mediatik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)