Donald Trump: Kam kërkuar personalisht nga Tim Kook që Apple të prodhojë iPhone në SHBA

Publikuar më: 24-11-2016

iphone7_review_adam_11_cameras_7plus-100683676-largeNë kapakun e pasëm të çdo iPhone gjendet i printuar një togëfjalësh: “Dizenjuar nga Apple në Kaliforni. Prodhuar në Kinë.”

E sollëm në rikujtesë këtë fakt sepse një prej premtimeve elektorale të Presidentit të ri të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte prodhimi i iPhone në SHBA.

Trump thotë se ja ka komunikuar në mënyrë direkte një gjë të tillë vetë shefit ekzekutiv Tim Kook në një bisedë telefonike.

Mora një thirrje nga Tim Koo i Apple dhe i thashë, “Tim, një prej synimeve të mija është që Apple të ndërtojë një fabrikë të madhe në SHBA, ose mbase shumë të tilla, në vend që të shkojë e të prodhojë iPhone në Kinë apo vende të tjera ku as vetë ju nuk shkoni.”

Sipas Trump, Kook i kishte thënë “E qartë.” Dhe kështu Trump i kishte premtuar shkurtime masive të taksave për korporatat që e bëjnë diçka të tillë.

Apple në të kaluarën kishte arsyetuar faktin që iPhone prodhohen në Kinë me mungesën e punonjësve të kualifikuar për të përmbushur nevojat e një kompanie e cila shet 400 iPhone për çdo 60 sekonda. (PCWorld Albanian)

Donald Trump: Kam kërkuar personalisht nga Tim Kook që Apple të prodhojë iPhone në SHBA
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)