Doktorët shpëtojnë jetën e një pacienti me të dhënat e grumbulluara nga një rrip fitnesi Fitbit

Publikuar më: 14-04-2016

fitbit-charge-hr-03Një paisje fitnesi prodhuar nga Fitbit tregoi se mund të ofrojë më shumë sesa gjurmim të aktivitetit fizik. Pas një 42 vjeçar nga New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësoi atak kardiak, doktorët e urgjencës përdorën të dhënat e grumbulluara nga FitBit Charge për të diagnostikuar problemin dhe trajtimin e tij që menjëhershëm.

Pasi mbërritu në siptal, doktorët vunë re që 42 vjeçari kishte rrahje të çrregullta dhe të shpejta të zemrës. Megjithatë aot nuk ishin të qartë nëse kjo gjendje ishte kronik apo shkaktuar nga ataku kardiak. Njohja e këtij detaji do të përcaktonte mënyrën e trajtimit të pacientit: Nëse kjo aritmi është shkaktuar nga një bllokim venash doktorët me paisjet elektrike mund ta rregullonin. Nëse është kronike, këto paisje do të kishin shkaktuar një goditje tjetër.

112587_web-640x480

Pikërisht në këtë moment hyri në lojë Fitbit Charge. Pasi doktorët morën të dhënat nga aplikacioni Fitbit në telefonin e tij, zbuluan se gjatë aktivitetit fizik ai kishte rrahje normale mes 70-80 për minutë pasuar nga një ndryshim madhor në 140-160 rrahje në minutë pikërisht në momentin e sulmit kardiak.

Me informacionin e ofruar nga Fitbit doktorët aplikuar një metodë me goditje elektrike për të rikthyer rrahjet normale shkaktuar nga sulmi në zemër. Kjo ngjarje është regjistruar si e para në histori ku një rrip fitnesi i vjen në ndihmë trajtimeve mjekësore duke ndikuar direkt në vendimet e doktorëve.

Një pjesë e madhe e këtyre gjurmuesve që përmbajnë edhe një monitor optik të rrahjeve të zemrës nuk janë pritur mirë nga profesionistët për shkak të pasaktësive. Megjithatë edhe pse çdo paisje e tillë është shumë larg perfeksionit, një monitorues i aftë mund tu shpëtojë jetën. (PCWorld Albanian)

Doktorët shpëtojnë jetën e një pacienti me të dhënat e grumbulluara nga një rrip fitnesi Fitbit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)