Dizajn i ri i aplikacionit Google+ për iPhone

Publikuar më: 14-05-2012

Disa njerëzve e pëlqejnë rrjetin shoqëror Google+ dhe disa të tjerë e urrejnë përpjekjen e ndërmarrjes Google për të krijuar një rrjet shoqëror dhe një ndërfaqe shoqërore e të gjitha shërbimeve të Google. Vetë ndërmarrja Google duket të jetë e kënaqur me rezultatet që është duke i marrë nga Google+ – ose së paku është vetëm duke e thënë këtë publikisht. Nuk ka rëndësi se çfarë mendoni për Google+, por aplikacioni i ri nga Google për Google+ është mjaft tërheqës në pamje, veçanërisht për shkak që mund të jetë vetëm një paraqitje e shkurtër e asaj çfarë Google dëshiron të bëjë për aplikacionet për celularë në një të ardhme të afërt.

Deri më tani, aplikacioni për Google+ ishte i përshtatshëm, por nuk paraqiste ndonjë element për lëvdata nga Google. Për pjesën më të madhe, ky aplikacion ka punuar mjaft mirë, megjithëse nganjëherë ngecte, dhe ofronte qasje në shumicën e veçorive të rëndësishme për Google+, por dashamirësit e Google+ nuk do ta quanin si aq të mirë.

Ridizajnimi i fundit papritmas e bën aplikacionin  njërin nga klientët më interesant në tregun e sotshëm. Për dallim nga versioni i kaluar i aplikacionit, aplikacioni i ri pothuajse e bën Google+ të ndjehet si një shërbim “të parë mobil” të ngjashëm me Path. Është mjaft vizual, e vendos një theksim në fotografi dhe është me mundësi të tërheqjes poshtë për një periudhë të gjatë të mbushur me gjëra të reja që shpejt vendosen në vendet përkatëse teksa ju e tërhiqni poshtë.

Ajo që mund të thuhet është që aplikacioni i ri ishte zhvilluar nga vetë ndërmarrja Google dhe dizajni i ri nuk ishte bërë nga ndonjë njësi sipërmarrëse jashtë Google, të paktën jo ato njësi të cilat dihet se janë të blera nga Google. Andaj mund të themi se Google e ka modelin e dizajnit për të zhvilluar aplikacione si ky. (PC World Albanian)

[yframe url='http://www.youtube.com/watch?v=dCz8xpEnmF0']

Dizajn i ri i aplikacionit Google+ për iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)
  • Sookie

    Për herë të parë një iniciativë serioze nga Microsoft për t'i bërë konkurrencë gjigantit Google.